FOTO/ Vendimi prej burracaku i Ruçit, Berisha: Hera e dytë që ikën si grua

Pas njoftimit të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi se nesër nuk do të ketë seancë plenare në shenjë frike ndaj protestës së opozitës, nuk mund të mungonte edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një fotoje të publikuar në Facebook, Berisha i kujton Ruçit arratisjen e vitit 1997 drejt Greqisë, kur eksponenti i lartë i PS-së u detyrua të largohej i veshur si grua nga Shqipëria.