FOTO/ Deputetët e PD-së firmosin djegien e mandateve. Formulari

Pas vendimit unanim të marrë nga Këshilli Kombëtar i PD-së dhe fjalës së kreut Lulzim Basha, të gjithë deputetët e demokratë janë duke firmosur për lënien e mandateve të tyre.

Pas deputetëve do të firmosin lënien e mandateve edhe deputetët e tjerë që janë në vazhdim të listave.

Të gjithë dorëheqjet nga mandati do të mblidhen në një dosje që do dërgohet në KQZ.