Me mijëra njerëz në oborrin e PD/ Mblidhen që sonte për mitingun e nesërm

Mijëra qytetarë janë grumbulluar në oborrin e selisë së PD-së, duke duartrokitur vendimin e marrë nga Këshilli Kombëtar i PD-së për djegien në mënyrë unanime të mandateve të deputetëve.

Pas mbledhjes së Këshilli, kreu i PD-së Lulzim Basha me një deklaratë para selisë blu, thirri të gjithë shqiptarët në protestën e nesërme që do të mbahet para parlamentit.

Por duket se qytetarët nuk kanë pritur ditën e nesërme.

Mijëra prej tyre që sonte janë mbledhur në selinë e PD-së për tu bërë gati për protestën e nesërme.