Tristan Thompson tradhton Khloen me shoqen e ngushtë të Kylie

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë zyrtarisht. 

Raportohet se shkaku i ndarjes së tyre është se basketbollisti ka tradhtuar Khloe me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Sipas TMZ, Tristan tradhtoi Kloe me Jordyn  gjatë një parti shtëpie në fundjavë.

Media rozë shtoi se ylli i televizioneve e zbuloi këtë gjë të hënën dhe i fund menjëherë marrëdhënies mes tyre.

Nuk dihet sesi kjo do ndikojë në marrëdhënien mes dy motrave, Khloe dhe Kylie pasi, kjo e fundit është e pandashme nga Jordyn.

Kylie dhe Jordyn 

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson