FOTO/ Këndoi live me një zë brilant, 13 vjeçarja shqiptare bën shqiponjën në mes të Parisit

Erza Muqolli është këngëtarja 13 vjeçare me prejardhe shqiptare nga fshati  Zabel i Drenices,por që është lindur dhe jeton në Francë.

Hera e parë e Erza Muqollit në Shqipëri dhe në një skenë të saj, ishte te “Virtuozët” spektakli që u zhvillua në Tv Klan ku Erza këndoi së bashku me sopranën e njohur Inva Mula.

Ajo u bë e njohur nga publiku francez me pjesmarrjen e saj në “France’s Got Talent”.

Që atëherë Erza Muqolli është një emër i njohur në skenat në Francë dhe përtej saj.

Së fundmi Erza Muqolli ka interpretuar live  para një numri të madh njerëzisht në skenën e AçorHotels Arena, ku performoi këngën “Listen” të Beyonce-s.

Në një moment gjatë fundit ajo ngrit dy duart lart për të krijuar simbolin kombëtar, shqiponjën dhe për të treguar kështu krenarinë për origjinën e saj.

Interpretimi dhe performanca e jashtëzakonshme e Erës u pëlqye shumë nga publiku që e duartrokiti vogëlushen shqiptare.

Erza Muqolli ka qenë edhe një nga këngëtaret që u prit nga Papa Françesku në Vatikan, me rastin e nderimit të figurës së Skënderbeut.