Ambasadori i BE del nga takimi me Bashën, Soreca flet vetëm për protestën

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca sapo ka mbaruar takimin me kreun e PD-së, ku mësohet se është diskutuar në lidhje me vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe protestën e nesërme të opozitës.

Duke folur për gazetarët, ambasadori Soreca ka folur vetëm për protestën e nesërme të opozitës:

"Fola me të dyja palët, u thashë kushtin që ka qartësuar BE-ja. 

Fola me Bashën dhe theksova rëndësinë e dialogut.

Nesër ditë e rëndësishme.

Presim të mos ketë dhunë. dhe të ndiqen proceset demokratike".