Sulmi terrorist në Gjermani, ja numri i emergjencës ku mund të telefonojnë shqiptarët

Pas sulmit të mbrëmjes së sotme në Berlin të Gjermanisë, Ambasada shqiptare në Berlin ka vënë në dispozicion një numër emergjence.

Siç njofton ambasada, të gjithë qytetarët e interesuar për të afërmit e tyre që të telefonojnë në numrin e emergjencës ‎+491798215905.

Ambasada gjermane gjithashtu fton qytetarët ta ndjekin dhe në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook.

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm terrorist i ngjashëm me atë në Nisë, vitin e shkuar.

Një kamion hyri me shpejtësi pranë një tregu të njohur krishtlindjesh. Dyshohet se dy persona ishin në kamion. Një nga ata është arrestuar, ndërsa tjetri ka mbetur i vdekur.

/Syri.net/