FOTO/ Modelja serbe nxjerr bllof Noizyn: Mos gënjë më

Nëse e mbani mend, në këngën “A të kujtohet” Noizy mori në klip modelen e famshe serbe Jenna Jenovich, e cila numëron mbi 2.3 milion ndjekës në Instagram.

Jenna Jenovich është modelja nga Serbia, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve atë kohë dhe me të cilën u përfol se kishte krijuar një lidhje reperi por këtë nuk e morëm vesh nëse ishte e vërtetë apo jo.

Por dimë të themi se miqësia e tyre vazhdon. Dhe kjo shihet fare mirë në Instagramin e reperit ku ajo lë shumë komente.

Së fundmi, Noizy ndau një foto ku pozon pranë makinës së tij “Ferrari”, ndërsa shkruan:

“Ajo është besnike, kështu që unë shkoj vetëm me të”.

Mes komenteve të ndjekësve u dallua dhe ai i modeles:

“Boll gënjeve”.

Çfarë ka dashur të thotë ajo me këtë? Që Noizy nuk ecën vetëm me Ferrari, që Noizy bën seks dhe me femra të tjera? Si dihet!