FOTO/ Kapen 20 celularë në burgun e Fierit, ja ku ishin fshehur

Efektivët e burgut të Fierit, kanë kapur 20 telefona celularë të markave të fundit, të cilat u tentuan të futeshin brenda ambienteve ku qëndrojnë të dënuarit.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se, celularët ishin fshehur brenda shtyllave të portave të mini-futbollit.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar nisjen e hetimeve.