Lojtari i Barcelonës uron Icardin për ditëlindje: Oh kapiteni im...!

Mauro Icardi ditën e sotme ka festuar 26-vjetorin e lindjes dhe urimet nuk kanë munguar për sulmuesin e Interit që ndodhet në një situatë të tensionuara me klubin zikaltër.

Ai edhe pse kalon një nga ditëlindjet e tij jo më të mira ka gjetur qetësinë në “strofkën” familjare afër liqenit të Komos.

Gjatë ditës së sotme Icardi ka marrë një mesazh special nga lojtari i Barcelonës, Rafinha.

Braziliani sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Interit ndërsa sot në këtë ditë speciale shkruan në “Instagram”:  “Oh kapiten, i mi kapiten”.