ZYRTARE: Juventusi shet këtë lojtar te rivalët në Serie A

Juventus ka konfirmuar shitjen e kartonin të Alberto Cerrit drejt Cagliarit.

22-vjeçari u ble nga Juve në vitin 2015 nga Parma por u huazua në skuadra të ndryshme duke mos arritur të zhvilloj asnjë ndeshje me fanellën bardh e zi.

Sulmuesi u huazua në verën e kaluar te Cagliari ndërsa tashmë është blerë kartoni i tij.

“Ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me Cagliarin për ta liruar lojtarin tonë dhe për të kaluar në administrim të plotë të skuadrës nga Sardenia, për shifrën e 9 milionë eurove, shumë e cila do të paguhet në tre këste për tre vitet e ardhshme”,thuhet në reagimin zyrtar të Juventusit në “Twitter”.