Koka se djeg mandatin/ Ironia therëse: Urime Lefter! Ju të tjerët paçi fatin e Lefterëve

I vetmi deputet i Opozitës që ka dalë kundër vendimit për djegin e mandateve është ai I LSI-së, Lefter Koka.

Por vendimi I deputetit të Durrësit nuk ka kaluar pa u komentuar, në disa raste edhe me nota ironie.

Rasti më I fundit vjen nga gazetari Ylli Dylegjeri, I cili ka komentur deklaratën e Kokës perms disa rreshtave në rrjetet sociale, ku vihet re ironia therëse e tij.

Sipas Dylgjerit, sërish Lefterët janë protagonistë, por tani jo në film, por në politikë, duke patur parasysh rolin e Lefter Lefterit në filmin e realizmit socialist “I teti në Bronz”..

Ja çfarë shkruan Ylli Dylgjeri:

“Lefter Lefteri në emër të popullit…do të jesh deputet!

Dikur në diktaturë, në një film shqiptar, të Kinostudios “Shqiperia e Re”, kolaboracionisti Lefter Lefteri në emer të popullit mori dënim me vdekje nga atentatori komunist.

Lefteri asokohe ishte aktor.

Do kaloni vite e vite dhe sot sërisht Lefterët janë aktorë por në emër të popullit do të jenë edhe…deputetë. 

“Nuk kam arsye për të lënë mandatin e deputetit – thotë zoti Lefter Koka. Sigurisht Lefteri nuk ka arsye. Pse të ketë? Kryetar Bashkie e më pas Ministër me vite nuk janë arsye për t’u rebeluar. Lefteri nuk ka lidhje me vendim apo disiplinën e partisë. Lefteri manovron. 

Urime Lefter! Ju të tjerët: paçi fatin e Lefterëve!”.