Gjykata jep masën për protestuest, Spaho: Akuzë pse prishën kerpudhën

Gjykata e Tiranës lë në masën e sigurisë "arrest me burg" Florenc Hoxhën dhe 3 protestues të tjerë të arrestuar pas protestës së 16 shkurtit 2019.

Në arrest me burg u lanë dhe Ilir Hamedani, Resul Daci dhe Sajmir Rexhepi.

Ndërsa u vendos ‘arrest në shtëpi’ për Emanuel Nallbani, Naim Haxhiun, Andon Nasigjinin, Festim Takun dhe David Linatin.

Gjate seances se vlerësimit të masës së sigurisë avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso tha se prokuroria nuk kishte asnjë provë për ushtrim dhune.

Ndërkohë nenkryetari i PD pas seancës ka folur për mediat duke i quajtur akuzat qesharake, për prishje të rendit publik.

Florenc Hoxha u dhunua ne sy të fmiljarëve të tij tha drejtuesi i lartë demokrat.

Perpjekjet per çdekrajimin e qytetarëve nuk do të ndikojnë aspak.

Nga protesta u prish vetëm kërpudha në oborr tha Spaho.

Ai u bëri thirrje qytetarve që diten e enjte të jenë edhe më shumë në shesh.

“Ky është një proces i mirëfilltë politik që më kujton gjyqet e diktaturës. Asnjë fakt dhe asnjë provë për atë që i akuzojnë, prishje të pronës publike, dhe prishje të qetësisë publike. Ndërkohë që është prishur vetëm kërpudha e kryeministrit.

Në asnjë rast nukpati konfrontim të qytetarëve me policinë. Këto janë përpjekje për të dekurajuar protestuesit por nuk do funksionojë. I bëj thirrje të jenë një herë më mirë të enjten në protestë kundër Edi Ramës"  tha nekryetari i PD Edmond Spaho.