FOTO/ Talenti shqiptar shënon 5 gola në një ndeshje në Holandë

Skënder Loshi është një lojtar 20-vjeçar, mjaft i talentuar i cili aktivizohet me të rinjtë e NAC Bredës në kampionatin holandez të futbollit.

Sulmuesi ka rënë sy në takimin e djeshëm të skuadrës së tij teksa realizoi pesë gola në fitoren e thellë, 12-0 ndaj Akiles.

Performancës së shkëlqyer, talenti shqiptar, i shtoi edhe dy asistime për shokët e skuadrës, duke u kthyer në personazhin kryesor të takimit.

Në këtë sezon, Skënder Loshi, ka koleksionuar statistika të frikshme me NAC Bredën, ndërsa në 16 ndeshje të luajtuar ka arritur të realizojë plot 18 herë teksa në statistika regjistrohen edhe 6-të asistime.

Synimi i sulmuesit është të arrijë të grumbullohet me ekipin e parë të NAC Bredës, pasi më parë Loshi ka qenë pjesë vetëm në fazën përgatitore.

Sulmuesi, pritet që shumë shpejt të grumbullohet edhe nga Kombëtarja shqiptare për të rinjtë teksa shikohet si një element me shumë perspektivë për të ardhmen e sulmit kuqezi.