Atletico Madrid këmbëngul për sulmuesin italian

Atletico Madrid ka shfaqur interes për Lorenzo Insigne. Siç shkruan “Il Mattino”, klubi i Madridit do të ndjekë përsëri sulmuesin italian, edhe pse De Laurentiis nuk dëshiron ta shesë.

Edhe kohë më parë trajneri Diego Simone kishte shfaqur interes për të afruar futbollistin në skuadrën e tij.

27-vjecari është pjesë e Napolit që prej vitit 2010. Ai ka zhvilluar 224 ndeshje në Serie A, duke shënuar 56 gola me të kaltrit.

Ndërkohë për Insigne është e interesuar dhe Liverpoli.