Spiropali flet për skandalin e saj familjar, me fondet publike: Fajin e ka Saliu!

Më në fund foli edhe Elisa Spiropali për denoncimet me fakte dhe dokumente te reja të denoncuara edhe nga Partia Demokratike, që vërtetojnë përfshirjen e saj në një skemë korruptive familjare dhe konflikti interesi.

Sipas ministres së re për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali akuzat ndaj saj ( në fakt janë dokumente), janë të porositura dhe se vëllai i saj, nuk ka marrë asnjëherë kontrata apo fonde publike.

‘E porosit Saliu, pastaj e nxjerr një frëngji e paguar nga fondet e zeza te Shqupit, pastaj del në këndin e shpifjeve dixhitale të Saliut, pastaj e këndon recituesja e Shqupit dhe ja u krye hedhja e bojës mbi tjetrin!

Sot ishte radha ime dhe këtë radhë u bë im vëlla mish për top i kësaj opozite mavri me bojë’, shkruan mes të tjerave në reagimin e saj Spiropali, por nuk jep asnjë fakt përgënjeshtrues, për skemën familjare të krijuar për të zhvatur fonde publike.