Arratia e bujshme e tre shqiptarëve nga burgu i Romës, nën hetim zyrtarë të lartë

14 persona janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane pas arratisjes së 3 të burgosurve shqiptarë natën 27 tetorit 2016.

Tesi Basho me dënim të përjetshëm për vrasje, Ilir Pere i dënuar me 25 vjet burg për tentativë vrasje, e Mikel Hasanbelli i dënuar deri më vitin 2020 për zhvatje e shfrytëzim prostitucioni u arratisën dhe janë ende në kërkim nga autoritetet italiane.

Ndër 14 personat e vënë nën hetim janë dhe Drejtori i burgut të Rebibias, Komandanti i repartit të rojeve të burgut si dhe Kreu i Zyrës së Mbikqyrjes rajonale të të burgosurve, të akuzuar se me pakujdesitë e tyre kanë provokuar këtë arratisje.