Klubi merr një gjobë të majme prej trajnerit ‘spiun’

Trajneri i njohur argjentinas, Marselo Bielsa, bëri bujë pasi metoda e tij për të zbuluar taktikat e kundërshtarëve doli në dritë.

Ai pranoi se për vite me radhë, kishte spiunuar stërvitjet e kundërshtarëve, për të mësuar diçka më shumë prej tyre.

Pasi u zbulua para pak kohësh në sfidën me Derbi Kaunti, ku drejton Frenk Lampard, Bielsa tashmë ka marrë edhe dënim shembullor, por që në këtë rast e pëson klubi.

Liga e Futbollit në Angli, vendosi të gjobisë klubin e Lidsit me 200 mijë paund për këtë thyerje të rregullave të garës, dhe tashmë ka marrë një paralajmërim të qartë, se askush nga klubi nuk duhet të afrohet me stërvitjet e kundërshtarëve, 72 orë para sfidës, vetëm në rastet kur janë të ftuar.