Bonucci: Më kërkoi Real Madridi. Ju tregoj përse zgjodha Juventusin

Leonardo Bonucci ka zbuluar se në verën e kaluar e kishte kërkuar Real Madridi. Ai ishte pjesë e Milanit, por vendosi të rikthehej te Juventusi.

“Po, është e vërtetë, Real Madridi më ka kërkuar”, ka zbuluar Bonucci.

“Ishte një nder dhe kënaqësi për mua, kjo do të thotë se unë kam punuar mirë në këto vite. Por thirrja e Juventusit dhe dëshira për t’u kthyer në shtëpi ishin themelore. Vendosa që ngjyrat e bardhezinjve më përshtaten më mirë”, deklaroi Bonucci.