Asfiksohen nga djegja e qymyrit në shtëpi, përfundojnë në spital

Gjatë mesnatës në Qendrën Spitalore në Elbasan janë paraqitur në gjendje kritike tre pjestarë të një familje që ishin asfiksuar nga çlirimi i gazrave të qymyrit që përdornin për ngrohje.

Nga spitali bënë me dije se çifti Xhevit Shoshi 61 vjeç dhe Evgjeni Shoshi 53 vjeçe si dhe e bija e tyre 33- vjeçe Eriselda Shoshi kanë mbërritur në spitalin e Elbasanit në gjëndje të rëndë.

Sipas të njëntave burime çifti dhe e bija kanë rrezikuar jetën si pasojë asfiksimit.

 

Mesohet se ky është rasti i tretë në pak muaj që në spitalin e Elbasanit paraqiten raste të rënda të asfiksimit të shtetasve nga pakujdesia si pasojë e harresës së mangallit me qymyr ndezur në mesin e dhomës së gjumit gjatë natës.