Dortmund shtang të gjithë, barazon ndaj vendit të fundit në Bundesliga

Borussia Dortmund ka bërë një gabim të pafalshëm i cili në fund të sezonit mund t’i kushtojë edhe me titullin e kampionit.

Lojtarët e Lucien Favre kanë barazuar pa gola në transfertën kundër Nurnbergut të vendit të fundit në klasifikimin e Bundesligas.

Tashmë, liderët e ligës  gjermane kanë vetëm 3 pikë më shumë sesa Bayernin duke rihapur garën për titullin kampion.