FOTO/ Arrestohen prindërit e ish-kryeministrit Renzi, mikut të Edi Ramës

Prindërit e ish-kryeministrit italian, Matteo Renzi janë arrestuar ditën e sotme.

Pasi janë marrë në pyetje, gjykata ka vendosur që Tiziano Renzi dhe Laura Bovoli të rrinë në ‘arrest shtëpie’.

Lajmin për arrestimin e dy prindërve të Renzit e ka dhënë avokati i tyre, Federico Bagattini i cili e ka quajtur vendimin për arrestimin si të ‘pakuptueshëm dhe të pazakontë’.

Prindërit e ish-kryeministrit italian akuzohen për mashtrime bankare dhe fatura false.

Ngjarjet kanë ndodhur në vitet 2010-2011.

Kujtojmë këtu se Matteo Renzi për disa vite ishte kryeministër i Italisë. Ai vinte nga Partia Demokrati Italiane, që është simotra e Partisë Socialiste në Shqipëri.

Këto dy parti janë të binjakëzuara, ndërsa Renzi është edhe si mik i afërt i Edi Ramës.