Man United kualifikohet në çerekfinale të FA Cup, Chelsea ‘zhytet’ në krizë

Ole Gunnar Solskjaer është kthyer tek fitorja pas humbjes që pësoi në Champions League kundër Paris Saint Germainit.

Manchester United fitoi në transfertë me rezultatin 2-0 përballë Chelseas në ndeshjen e vlefshme për 1/8-ave të FA Cup.

Një nga lojtarët më të mirë në këtë takim ishte padyshim francezi Paul Pogba, i cili asistoi dhe shënoi për skuadrën e tij që u kualifikua në çerekfinale të këtij kompeticion.

Ishte minuta e 31’ kur Ander Herrera që shënoi me kokë duke shfrytëzuar në maksimum pasimin e marrë nga Pogba.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, ishte vet Pogba ai i cili ndëshkoi londinezët për herë të dytë.

Manchester United kalon në fazën tjetër të garave në Kupën FA, kurse kriza vazhdon për Chelsean e Maurizio Sarrit.