FOTO/ Lulet mbulojnë aktoren e njohur për Shën Valentin

Aktorja e “O Sa Mirë”, Arta Elezaj e njohur me karakterin Xhakarta është duke vazhduar të pranojë lule nga një person që ajo refuzon të tregojë.

Aktorja ka qenë aktive këto ditë në rrjetet sociale e ku ka treguar se është duke marrë lule, dhuratë kjo që ajo është duke e pranuar që pas Shën Valentinit.

E derisa ndodh kjo ajo ka vazhduar që t’i postojë këto dhurata në rrjetet sociale, por pa treguar dërguesin e tyre.

E fundit ishte përsëri një trëndafil që ishte i vendosur në një kuti  qelqi. Kujtojmë që Arta është pjesë edhe e Duplex.