Presidenti i Lyonit me këtë deklaratë tallet keq me Messin

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas nuk i frikësohet Messit para përballjes me Barcelonën në Champions League.

Sipas Aulas, "Leo nuk ka shkëlqyer kurrë në përballjet direkte ndërmjet Lyonit dhe Barcelonës".

Në një intervistë të publikuar nga revista "Le Figaro", Aulas deklaroi se "kundërshtari më mbresëlënës që është përballur ekipi i tij, është Cristiano Ronaldo".

Ndeshja mes Lyonit dhe Barcelonës do të zhvillohet të martën në orën 21:00 në stadiumin Olimpik, kurse ndeshja e kthimit 3 javë më pas në “Camp Nou”.