Joshua vs Miller, ky është çmimi stratosferik i një bilete

Nga dita e martë do të dalin në shitja biletat për të ndjekur nga pranë përballjen ndërmjet Anthony Joshua dhe Jarrell Miller.

Dueli do të zhvillohet më 1 qershor në Madison Square Garden, ndërsa zyrtarisht çmimet e biletave variojnë nga 120$ deri në 2500$.

Por në tregun e zi çmimi i një bilete arrin shifrën stratosferike 3500$.