Jepen për herë të parë çmimet 'Academy Awards', ngjarjet kryesore të 18 shkurtit

Sot data shënon 18 shkurt. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

Ngjarje

1861 - Vittorio Emanuele bëhet mbret i Italisë

1913 - Raymond Poincaré u bë kryetar i Francës.

1929 - Çmimet e para "Academy Awards" u shpallën.

1957 - Dedan Kimathi, udhëheqësi patriotik kenian, u vra nga qeveria koloniale britanike.

1965 - Gambia u pavarësua nga Mbretëria e Bashkuar.

1979 - Ra borë në Saharë në Algjerinë jugore, për herë të parë dhe të vetme në histori.

2000 - Stjepan Mesi? u bë kryetari i dytë i Kroacisë.

2001 - Agjenti i FBI-së, Robert Hanssen, u arrestua për spiunim për Bashkimin Sovjetik. Unanimisht u dënua me burgim të përjetshëm.

2001 - Dale Earnhardt vdiq në xhiron e fundit gjatë garës Daytona 500 e cila garë u fitua nga Michael Waltrip, duke pilotuar veturën të cilën e posedonte Earnhardt. Djali i tijë Dale Earnhardt, Jr. përfundoi i dyti.

2003 - Rreth 200 vdiqën në zjarrin që u ndez flakë në Daegu, Korea Jugore.

2008 - Afganistani, Kosta Rika, Britania e Madhe, ShBA-të , Franca, Shqipëria, Turqia, Tajvani si dhe organizata OIC e njohën Kosovën si shtet i pavarur.

Lindje

1374 - Hedwig, mbretëreshë e Polonisë, shenjtore (vdiq më 1399)

1516 - Mary I, mbretëreshë e Anglisë (vdiq më 1558)

1883 - Niko Kazanxaqis shkrimtari i shquar i Greqisë.

1932 - Miloš Forman, regjisor çek

Vdekje

999 - Papa Gregory V, (l. 972)

1294 - Kublai Khan, sundimtar mongol (l. 1215)

1546 - Martin Luther, Reformues Gjerman (l. 1483)

1564 - Michelangelo Buonarroti, skulptor, piktor, arkitekt dhe shkrimtar italian (l. 1475)

1588 - Lucas Cranach i Ri, (younger) piktor gjerman (l. 1515)

1927 - Turhan pashë Përmeti, politikan shqiptar, kryeministër i Shqipërisë (L. 1839)

1967 - Robert Oppenheimer, fizikan amerikan (l. 1904)

2006 - Kel Kodheli, piktor shqiptar

Festa dhe përvjetore

Pavarësia e Gambias