Rama humb kontrollin pas vendimit unanim për lënie mandatesh, kërkon ndihmë nga Juventus

Vendimi unanim i opozitës së bashkuar ka nxjerrë jashtë kontrolli Kryeministrin Rama, i cili deri në momentin e fundit po shpresonte në një përcarje të opozitës në këtë qëndrim radikal.

Në një reagim në rrjetet sociale Rama e ka krahasuar veten me Juventusin.

Vendimi i sotëm i PD e më pas edhe it ë gjitha formacioneve politike të opozitës, pritet që të cojë drejt legjitimimit Edi Ramën dhe qeverinë e tij, dhe duket se Kryeministri e ka kuptuar mirë mesazhin e dhënë.

Reagimi në rrjetet sociale, ku ai e krahason veten me një ekip futbolli, e dëshmon më së miri këtë.

Ja cfarë shkruan Rama:  

“Ky Juventusi s’durohet më!Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha.Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e  bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para!Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve”, shkruan Rama.