Vinicius ushtron presion ndaj Realit: Rinovoj me Realin nëse...

Vinicius Junior dëshiron rinovimin e kontratës por me kushtin e vetëm rritjen e pagës.

Futbollisti brazilian ka pasur një rol të rëndësishëm në skuadrën e Madridit këtë sezon pas largimit të Cristiano Ronaldos, shkruan Don Balon.

Vinicius ka kërkuar nga drejtuesit e Real Madridit rritjen e pagës së tij deri në 10 milionë euro në sezon, nëse këta të fundit dëshirojnë që t’ia zgjatin kontratën brazilianit.