‘Babai po rreh mamin’, fëmija kërkon ndihmë, arrestohet shqiptari

Fëmija shqiptar i shpëton jetën nënës, thërret nga ballkoni për ndihmë “babi po rreh mamin”. Fqinjët thërrasin policinë, të cilët thyejnë derën dhe shpëtojnë gruan e re. Burri 35 vjeçar arrestohet dhe drejtohet me dosje ligjore në prokurorinë e Tripolit.

Gruaja u dërgua në spital me plagë të rënda. Ngjarja ndodhi dje në drekë në Greqi.  

Identiteti i autorit nuk bëhet akoma i ditur. Bashkëshortja e tij ka mbetur me plagë të rënda në fytyrë.