Policia arreston 80 vjeçarin që mori pjesë në protestë

Arrestohet Ndue Fuga, 80 vjeçari nga Fishta e Lezhës një ditë pas protestës së opozitës para kryeministrisë.

I moshuari u bë i famshëm gjatë protestës, pasi pavarësisht moshës, arriti të hipte mbi tendën e kryeministrisë.

Fuga është marrë pak minuta më parë në banesën e tij ne Fishte dhe është nisur drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Kujtojmë që, personat mbi 70-vjeç arrestohen vetëm për krime të rënda.