VIDEO/ Paolo Maldini i gëzohet golit që shënon djali i tij

Daniel Maldini ka shënuar gol në fitoren 2-0 të Milanit ndaj Genoas.

Paolo Maldini e ka ndjekur nga afër ndeshjen e të rinjve mes Milanit dhe Genoas.

Kuqezinjtë fituan me rezultatin e pastër 2-0 dhe njërin gol e shënoi djali i legjendës së Milanit, sulmuesi 17-vjeçar, Daniel Maldini.

Ai shënoi për 2-0 në minutën e 60-të dhe natyrisht, këtij goli iu gëzua edhe 50-vjeçari.