FOTO/ Rezultatet e Serie A, Lazio i largohet Championsit

Janë luajtur këtë mbasdite disa nga ndeshjet javës së 24-të të kampionatit italian.

Në sy bie humbja e Lazios nga Genoa, e cila ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë.

Gjithashtu në sy bie edhe fitorja e Fiorentinës kundër Spal, e cila e ka afruar “violët” me vendet që të çojnë në Europë.

Lazio ishte ekipi që e kishte ndeshjen në dorë kundër Genoas, pasi kaloi e para në avantazh në fundin e pjesës së parë, me Badel.

Por ligurezët kanë gjetur forcë dhe me dy gola në pjesën e dytë, ku njëri u shënua në minutën e fundit të ndeshjes, ka marrë trepikëshin.

Kjo humbje e ka larguar shumë Lazion nga zona e Ligës së Kampionëve, pasi tashmë mbetet 4 pikë pas vendit të katërt që mbahet nga Milani.

Ndërsa Fiorentina ka marrë një fitore bindëse në fushën e Spalit, me rezultatin 1-4.