'Me foto montazh', 'Njeriun që e tradhtove në orët e para', qytetarët sulmojnë Thaçin pas fotos me Adem Jasharin

Presidenti Hashim Thaçi në përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës ka shpërndarë në Facebook një foto me komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.  

“11 vjet pavarësi! Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit tim të orëve të para të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime. Nderime gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Por menjëherë pas publikimit, presidenti I Kosovës është përballur me një vale komentesh nga qytetarë të shumtë, të cilët e akuzojnë për fotomontazh dhe tradhëti ndaj vepër së komandantit legjendar të Kosovës, Adem Jashari.