VIDEO/ Gashi shënon dopietë në fitoren e Kolarados

Shkëlzen Gashi është rikthyer të jetë protagonist me skuadrën e Kolarado Rapids. Sulmuesi, gjeti dy herë  rrugën e rrjetës në miqësoren e fituar me rezultatin 3-0 që klubi amerikan zhvilloi ndaj Las Vegas.

Edhe pse ishte një miqësore e shkurtër pasi kohëzgjatja ishte vetëm 40 minuta, sërish 30-vjeçari, ka lënë gjurmë në ndeshje duke u shpallur si lojtari më i mirë i takimit. Këto kohë, Gashi nuk po kalon një formë të mirë teksa jo pak kanë ndikuar edhe dëmtimet.

Sa i përket grumbullimit në kombëtare, Gashi, duket se ka dalë jashtë planeve të përfaqësueses menjëherë pas pjesëmarrjes në Europianin 2016-të, teksa një rikthim duket i vështirë të mendohet për momentin.

Aktualisht, kampionati amerikan nuk ka nisur ende ndërsa skuadrat janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve, teksa Gashi është një pjesë e rëndësishme për fazën ofensive të skuadrës, ndërkohë, që bën pjesë në organikën e Kolorados prej vitit 2016-tës.