E bujshme/ KIubi i madh italian ofron 100 milion për Bale

Bale është larg formës së mirë. Kjo situatë ka bërë që ai të përfundojë në stol.
 
Uellsiani nuk e pëlqen këtë dhe po shikon si opsione të largohet.

Sipas raportimeve të ‘Don Balon’, skuadra e Milan është e gatshme që të ofrojë rreth 100 milionë euro për shërbimet e anësorit uellsian.

Bale thuhet se nuk po kalon momentet më të mira tek Real Madrid, për shkak edhe të personalitetit të tij introvert.

Thuhet se Santiago Solari e ka bindur presidentin Florentino Perez që të shqyrtoj ofertat për Garreth Bale.

Paraqitjet e mira të Vinicius JR si dhe potenciali i madh i Marcos Asensio duket se kanë bërë që uellsiani të mos jetë esencial për skuadrën.