Ju njohim me motin për sot/ Ja çfarë pritet

Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës.

Më të dendura paraqiten në zonat malore por nuk priten reshje.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime dhe vranësira në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4 gradë celcius mëngjesi në 16 gradë celcius mesdita.

Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.