Kjo është nota e jashtëzakonshme për Piatek, ja vlerësimi për Berishën dhe Gjimshitin

Milan mori një fitore me “aromë” Championsi duke mposhtur 3-1 Atalantën e Etrit Berishës dhe Gjimshitit që luajtën 90 minuta por pa mundur të ndalin “furinë” e kuqe.

Piatek shkëlqeu për Milanin duke realizuar dy gola njëri prej të cilëve ishte me “klasin” alla Ibrahimovic, shkruan SYRI.net.

Pas ndeshjes “Whoscored” publikoi vlerësimin e lojtarëve ku Piatek u shpall lojtari më i mirë duke marrë notën (9.0)

Etrit Berisha që pësoi 3 gola u vlerësua me notën më të dobët (4.3), ndërsa Gjimshiti me (7.1).