VIDEO/ 'Ja si sillen me deputetët e opozitës gangsterët me uniformë të Noriegës'

Sjellja arrogante e forcave të Policisë me deputetët e opozitës, kur këta të fundit ndodheshin në Drejtorinë Vendore të Tiranës për të marrë informacion mbi protestuesit e arrestuar ka shkaktuar reagime te eksponentët e lartë të Partisë Demokratike dhe jo vetëm.

Kjo sjellje ka shkaktuar edhe reagimin e ish kryeministrit Sali Berisha, I cili I quan “gangsterët me uniformë të Noriegës”.

“Ja si sillen me deputetët e opozitës gangsterët me uniformë të Noriegës.Keqtrajtim shtazor ndaj demostrueseve të pafajshëm!”, shkruan Berisha në Facebook.