Zgjerohet skandali/ Policia arreston invalidin për pjesëmarrje në protestë, babai tregon kartelën

Pas protestës së organizuar nga opozita, Policia ka filluar kontrollet në të gjithë Tiranën, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e personave që goditën godinën e Kryeministrisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se deri tani janë shoqëruar mbi 25 persona si dhe ish-Drejtori i Policisë Bashkiaka në Tiranë, Florenc Hoxha.

Ndër të shoqëruarit mësohet se është edhe një invalid, i quajtur Resul Daci 23-vjeç.

Këtë e bën të ditur i ati i tij, i cili me kartelën e tij në dorë tregon se si i është marrë nga policia i biri invalid që nga ora 17:30.