Luiza Gega fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik

Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në garën e 3000 metrave për femra, në kampionatin Ballkanik me salla të mbyllura, që po zhvillohet në Turqi.

Atletja shqiptare arriti të përfundojë garën për kohën 8 minuta, 56 sekonda e 4 të qindtat, duke lënë shumë mbrapa ndjekëset më të afërta.

Vlen të theksohet se Luiza Gega ishte regjistruar edhe në garën 1500 metra për femra, por vendosi të garojë vetëm në garën 3000 metra, ku edhe u shpërblye me medalje ari.