Ndalimet pas protestës/ Deputetët e PD tek Policia e Tiranës

Janë rreth 25 qytetarë që janë shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme, pas protestës tek kryeministria.

Qytetarët janë shoqëruar nga policia, në lidhje me shkatërrimin e ‘diskos’ dhe kërpudhës së Edi Ramës.

Pas shoqërimeve nga policia, deputetë të PD-së kanë shkuar në ambientet e policisë së kryeqytetit.

Deputetët Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu dhe sekretari për çështjet zgjedhore, juristi Ivi Kaso kanë shkuar në ambientet e Policisë së Tiranës.