VIDEO/ Noka: Shqiptarët folën, Rama nuk i përfaqëson më

Deputeti i Partisë Demokratike shprehet i bindur se me protestën e sotme, qeveria e Ramës ka rënë.

Ish ministri i brendshëm, përmes një reagimi në Facebook, shprehet se sot folën shqiptarët.

"Shqipëria në këmbë .Shqiptarët folën sot.Rama dhe “Rilindja “e tij de fakto kanë rënë..Rama nuk i perfaqëson më shqiptarët", shkruan Noka në Facebook, bashkangjitur me një video të shkurtër nga protesta e sotme.