Policia nis agresionin ndaj protestuesve/ Arrestohen 20 persona

Është shoqëruar në polici ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Pasditen e sotme policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, dhe më pas Hoxha është shoqëruar në Komisariat.

Nga informacionet e para mësohet se po bëhet verifikimi, për rolin e tij në protestën e sotme të opozitës, ku pas përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, mbetën të lënduar 19 persona, mes tyre protestues, efektive dhe gazetarë.

Hoxha është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa po ashtu të shoqëruar në polici pas protestës janë regjistruar edhe dhjetëra persona të tjerë.

Deri më tani, Policia ka shoqëruar 20 protestues.