Dueli për Champions/ Formacionet zyrtare: Atalanta - Milan

Sot në orën 20:30 Atalanta do të presë Milanin në ndeshjen aq shumë të rëndësishme për fatet e kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.

Vlen për t’u përmenduar forma e mirë me të cilën vijnë bergamaskët e Gasperinit, me tri fitore radhazi në të gjitha kompeticionet dhe me një organikë të plotë për sfidën e fundjavës.

Ilicic, që u tregua vendimtar në ndeshjen ndaj Spal-it, së bashku me Zapatan dhe Alejandro Gomezin do të luajnë si titullar.

Ja formacionet zyrtare:

Atalanta: Berisha; Toloi, Palomino, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Castagne; Ilicic, Gomez; Duvan Zapata

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paquetà; Suso, Piatek, Calhanoglu