Protesta e madhe e opozitës, reagon sërish Basha: Koha e fjalëve mbaroi!

Kryetari i opozitës shqiptare ka reaguar sërish para pak minutash për protestën e madhe të opozitës ditën e sotme në Tiranë.

Basha e konsideroi protestën si më madhështoren ku një popull i tërë  është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë.

Lideri opozitar theksoi se “Koha e fjalëve mbaroi! Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt së ardhmes!”.

Ja reagimi i plotë i Bashës

Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë. Koha e fjalëve mbaroi! Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt së ardhmes!