", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Shkoi të bënte tatuazh Ramos-in, por tifozit të Realit i ndodh ajo që nuk pritej!

Një tifoz holandez i Real Madrid është tërbuar pas asaj që pa në këmbën e tij.

Ultrasi i “Los Blancos” ka shkuar të bëjë tatuazh në kofshë idhullin e tij: Sergio Ramos me logon e Realit dhe minutat kur spanjolli ka shënuar gol.

Ideja e tij dukej e bukur por tatuazhisti nuk ishte në ditët e tij më të mirë dhe i bën një surprizë të madhe pasi forma e fytyrës më shumë i ngjason Leo Messit sesa mbrojtësit madrilen.

Një shok psikologjik për tifozin, që nuk arriti të ketë idhullin e tij, por do të duhet të mbajë në këmbë pamjen e rivalit të tyre të përbetuar.