Gega flet para ndeshjes: Titulli nuk vuloset në Laç, Partizani…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur para transfertës që do të luajë ditën e diel kundër Laçit.

Në një deklaratë për mediat tekniku i të kuqve nënvizoi rëndësinë e kësaj ndeshje që sipas tyre luajnë ndaj ekipit më të mirë në fushën e saj.

“Do shikojmë ecurinë. Ndeshja me Laçin është e rëndësishme për ne për vetë faktin se është ekip i mirë në fushën e saj. Favoritët, kryesoret, që kanë qenë prapa nesh, janë shkëputur me këtë humbje, por kjo s’do të thotë asgjë. Është e rëndësishme Laçi. Maksimumi është fitorja dhe për atë do të mundohemi. Kemi marrë masat të eleminojmë çdo firo. Të jemi 100%”, tha ai.

Laçi vjen nga 1 moment jo i mirë…

“Siç e pamë edhe Teuta erdhi pas 3 javëve jo të mira, por tregoi se gjërat ndryshojnë shpejt. Me një përgjegjshmëri të madhe gjërat ndryshojnë. Laçi është ekip shtëpie, janë djem me ego, mbrohet mirë. Shkojmë optimist”.

Iu tremb euforia?

“Për fat të mirë, ajo pjesë e re në moshë, ka treguar që e ka mbajtur presionin. Jemi këtu ku jemi sot. Kjo tregon se ata dinë t’i vlerësojmë situatat. Si trajner mundohem që të jenë me këmbë në tokë. Jemi kaq kohë në vendin e parë, jemi të kënaqur. Mendoj se ka ardh nga puna e përbashkët nga të vjetërit dhe të rinjtë. Është balancë e mirë që na bën të jemi të qetë.”

Gjëndja fizike e skuadrës…

“Kur kemi bërë përzgjedhjet në janar, pjesa më e madhe ka qenë pa ekip. Fizik nuk janë aty ku mund të na ndihmojnë sot për sot. Megjithatë grupi ka qenë, ose është. Do të adaptohen, do të shkrihet me grupin. “