Pas 30 viteve mungesë, rikthehet fuqishëm Air India

Bëri 30 vite pushim dhe tani ka vendosur të rikthehet.

Air India ka bërë një rikthim të fuqishëm, ku fillimisht ka rikthyer shërbimet në Irak ku fluturimin e parë do ta kryejnë pelegrinët..

Ambasadori i Indisë në Bagdad, Pradeep Singh Rajpurohit, tha: “Kjo është hera e parë në 30 vjet , që një aeroplan ka arritur nga India në Irak.”

“Ne jemi shumë me fat që qyteti i shenjtë Najaf është zgjedhur si destinacioni i parë”, ka thënë ai, duke shtuar se janë bërë shumë përpjekje për t’i rikthyer linjat e fluturimit mes këtyre dy vendeve.

Aeroplani është nisur nga Lucknoë, derisa pelegrinët janë mirëpritur nga zyrtarët irakianë.

Pas disa vitesh të konfliktit dhe sanksioneve gjatë udhëheqjes së Saddam Husseinit në Irak, shumë kompani ajrore kanë ndalur fluturimin në këtë shtet dhe disa prej tyre ende nuk kanë shprehur interesim për t’u kthyer në këtë territor.