Sfida e Manjanit: Nese je i fortë Ed, shpërndaje Parlamentin dhe çoje vendin në zgjedhje

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me protestën e sotme para Kryeministrisë. Ish-deputeti i LSI-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, asnjëherë më parë nuk ka patur aq shumë njerëz në shesh për të demonstruar pakënaqësinë me qeverinë.

Ai i bën thirrje kryeministrit Rama të shpërndajë parlamentin dhe të çojë vendin në zgjedhje.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Lumi i madh i njerëzve sot ishin treguesi më i madh.
E vërteta është se asnjëherë më parë nuk ka patur aq shumë njerëz në shesh për të demonstruar pakënaqësinë me qeverinë.
Vendit i duhet një datë zgjedhjesh politike.
Në e mban veten për të fortë, Edi Rama të shpërndajë atë palo Parlament sot dhe të çojë vendin në zgjedhje. Aq më tepër, nëse është i bindur që i fiton. Ska pse të ketë frikë!
Të rrijë vetë Kryeministër dhe t’i lirojë nga burgu dhe përgjegjësia penale të gjithë miqt e vet të fortë e parelinj.
Ska problem fare! Vetëm ta çojë vendin në zgjedhje.
Të tjerat janë muhabete kot.